Nëse kthehet një besim i ndërsjelltë midis Maqedonisë dhe Greqisë, nga vetë drejtuesit e dy vendeve atëherë mund të kthehet mundësia që të ecet përpara në lidhje me kompromisin për emrin por dhe rrugtimin euroatlantik të Maqedonisë vleroson kryetari i Këshillit veriatlantik të Maqedonisë Ismet Ramadani. Sipas tij nëse faktori ndërkomëtarë vëren sinqeritet në mardhëniet dypalëshe do të shtojë edhe angazhimin e tij në këtë drejtim.
“Nëse faktori ndërkombëtarë bindet se ka sinqeritet në këtë që do të thotë zgjidhje të problemit të emrit dhe të përmirësimit të raporteve me Greqinë atëherë edhe faktori ndërkombëtarë do të fitojë edhe alibi dhe argumente më shumë për të ndërhyrë për të biseduar për të ndërmjetësuar. Kur krijohet klimë pozitive e cila pastaj ndërlidhet edhe me rajonin për shkak të ndikimeve të cilat janë evidente të politikës së jashtme të Rusisë dhe kur çështja merr peshën e një gjeopolitike apo gjeostrategjisë atëherë kuptohet se do të ketë më shumë lojtarë perëndimorë për interesa më të mëdha se të maqedonisë dhe në këtë kontest mund të zgjidhet problemi dhe Maqedonia të merr ftesën për NATO”, tha Ismet Ramadani, kryetar i K.Veriatlantik në R.M.
Por profesori universitarë Bashkim Selmani nuk është shum optimist se Athina do të lëshojë pe në këtë drejtim. Sipas tij qeveria aktuale po merret me riparimin e demit të së kaluarës ndërsa për zgjidhjen e emrit do të nevojitet ndihma amerikane.
“Qeveria aktuale është duke bërë riparimin e së kaluarës në aspektin e kodeksit etik diplomatic mirëpo sa do të ketë rezultate ajo do të varet se sa kanë qenë dëmet e shkaktuara ndaj Maqedonisë dhe diplomacisë së saj në veprim. Për sa i përket veprimtarisë së Athinës poashtu edhe Sofjes edhe pse fillimisht duket një përafrim i qëndrimeve unë nuk besoj se Athina do të lëshojë pe lehtë por pikërisht këtu do të duhet ndihma amerikane për të dëshmuar opcionet se si do të jenë qëndrimet më të përafërta”, tha Bashkim Selmani, profesor universitarë.
Veç politikës së jashtme dhe mardhëniet me fqinjët qeveria e re duhet të ketë kujdes edhe me kërkesat e shqiptarëve të cilat nuk guxojnë të mbeten pezull thotë Selmani, ndërkaq sipas Ramadanit vendi duhet që të përqëndrohet në zbatimin e reformave sepse faktori ndërkombëtarë noton sipas kritereve dhe jo në bazë të simpative.
NAIM RAMADANI