Penalltia e akorduar për Interin në pjesën e dytë të sfidës ndaj Napolit ka bëë të lindin diskutime të mëdha. Trajneri i Napolit, Antonio Konte, ka hapur polemika në studion e “DAZN”, ku ish-gjyqtari italian Luka Mareli, po shpjegonte se pse VAR-i nuk kishte ndërhyrë në kontaktin mes Anguisa dha Dumfris.
“VAR-i në këto raste nuk mund të ndërhyjë. Mariani e ka vlerësuar në plotësi episodin. Por në të vërtetë, kjo penallti është shumë e lehtë, nuk ka asgjë më shumë se një këmbë e jashtme në pulpën e Dufmris. Mendoj se Mariani u gjet i papërgatitur nga shpejtësia dhe e vlerësoi faull. Mbrojtësi gjithmonë mundohet të vendosë këmbën për të krijuar avantazh, nuk e bën në mënyrë të parregullt”, tha Mareli, duke sjellë menjëherë një reagim të ashpër të Kontes.
“Më falni që ndërhyj, por çfarë do të thotë që VAR-i nuk mund të ndërhyjë nëse ka një gabim? Çfarë do të thotë? Kur është e përshtatshme për ta ndërhyjnë, kur nuk është e përshtatshme për ta nuk ndërhyjnë. Nëse ka një gabim, VAR-i duhet të ndërhyjë, pikë! Kjo është diçka që më zemëron vërtet, por nuk mendoj se jam vetëm unë, të gjithë trajnerët! Zoti Mareli mund të thonë atë që ai dëshiron, por sipas logjikës, VAR-i duhet të korrigjojë gabimet ose të raportojë situata që nuk shihen nga gjyqtari.
Ky është një gabim i bujshëm që mund të ndikojë në ndeshje! Nëse ka një gabim, VAR-i ndërhyn, pikë, por arbitri duhet të shkojë dhe të shohë se çfarë ndodh! Përndryshe, do të krijohen mendime. Nëse ka një gabim, VAR thjesht e korrigjon atë. Në këtë mënyrë bën që gjyqtari të bëjë më pak një figurë m**”, tha Konte i inatosur.