Pas tenderëve që i ka fituar djali i Millorad Dodikut të Republika Srpska në MPB, si dhe kompania ruse Lukoil në MPJ dhe te rezervat shtetërore, një skandal i ri del në shesh me furnizimet publike. Skandalin e ka publikuar deputeti i VMRO-DPMNE, Antonio Millosovski në Twiter, duke zbuluar se konsulli i nderit i Bjellorusisë (aletait kryesor të Rusisë), ka fituar tender në vlerë 26 milionë euro në Maqedoninë e Veriut vetëm për një muaj. Tenderin në fjalë ai e ka fituar në Kombinatin
e Minierave dhe Energjetikës në Manastir, shkruan Almakos.
“Deri sa ministrat në formë retorike janë për sanskione kundër Bjellorusisë (prej ku turren tankset drejt Kievit), partner kryesor biznesi i qeverisë së Maqedonisë në KME dhe financues i partisë në pushtet është konsulli i nderit i Bjellorusisë, Markovski nga Manastiri. Ai fitoi tenderë muajin e fundit në vlerë prej 26 milionë eurove”, ka shkruar Milloshovski në Twiter.