Komisioni për zgjedhje dhe emërime ka konstatuar propozimin për anëtar të Këshillit të prokurorëve publik. Për anëtar u propozuan Angel Solev, avokat nga Shkupi dhe Angel Ilievski, po ashtu avokat nga Shkupi.
Ky komision po ashtu konstatoi propozimet për zgjedhjen e një gjykatësi të Gjykatës Kushtetuese, për shkak se një gjykatësi i ka përfunduar mandati. Komisioni e votoi propozimin që Naser Ajdari, jurist i diplomuar, të shqyrtohet për emërim në këtë gjykatë.