Këshilli për Ndarjen e Çmimit Shtetëror “22 Nëntori” shpall
KONKURS
për ndarjen e Çmimit Shtetëror “22 Nëntori” në vitin 2019
Me Çmimin Shtetëror “22Nëntori” u jepet mirënjohja njerëzve të jetës politike, kulturore dhe shoqërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në avancimin e bashkëjetesës ndërnjerëzore dhe mirëkuptimit të ndërsjellë ndërmjet pjesëtarëve të komuniteteve, kulturave dhe feve të ndryshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Çmimi Shtetëror u ndahet individëve, grupit të krijuesve, ekipeve, institucioneve, shoqërive tregtare dhe shoqatave të qytetarëve.
Çmimi Shtetëror me kushtet e caktuara në konkurs mund t’u ndahet edhe shtetasvetë huaj, grupit të krijuesve, ekipeve dhe institucioneve të huaja.
Individi që do ta fitojë këtë Çmim i ndahet:diplomadhe shuma në para.
Çdo anëtari të grupit të krijuesve ose ekipit që do ta fitojë këtë Çmim u ndahet diploma dhe pjesa e barabartë e shumës në para.
Institucioni, shoqëria tregtare ose shoqata e qytetarëve që do ta fitojë këtë Çmim u ndahet diploma dhe plaketa.
Shuma në para e Çmimit Shtetëror “22 Nëntori” është pesë (5) rroga mujore mesatare në Republikën e Maqedonisë së Veriut të paguara në tre muajt e fundit të vitit rrjedhës.
Çmimi Shtetëror “22 Nëntori“ ndahet, sipas rregullit, çdo vjet.
Në një vjet mund të ndahen më së shumti deri më dy çmime.
Iniciativë për ndarjen e Çmimit Shtetëror “22 Nëntori” mund të parashtrojnë: institucionet, shoqëritë tregtare, shoqatat e qytetarëve dhe qytetarët.
Parashtruesit e iniciativës për ndarjen e Çmimit Shtetëror duhet hollësisht ta arsyetojnë iniciativën.Në tekst duhet të përmbahen edhe: të dhënat e sakta të biografisë, adresa e saktë e vendbanimit (adresa-rruga, numri, vendi, qyteti, shteti), të dhënat për rezultatet e arritura në fushën në të cilën është arritur ai dhe të dhënat e tjera që konsiderohen se do të kontribuojnë në vlerësim.
Parashtruesi i iniciativës duhet ta theksojë emrin dhe mbiemrin e plotë, titullin, firmën, adresën dhe telefonin.
Teksti i iniciativës (i kompletuar) të dërgohet në 20 ekzemplarë, ndërsa punimet,(librat, publikimet, etj.)trajtohen si shtojcë dhe duhet të dërgohen në dy (2) ekzemplarë.
Adresa në të cilën duhet të dërgohen iniciativatështë:
Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë së Veriut – Këshilli për Ndarjen e Çmimit Shtetëror“22 Nëntori”, rr. ”Gjuro Gjakoviq” nr. 61 – Shkup,Republika e Maqedonisë së Veriut.
Konkursi zgjat nga 1 deri më 31 maj 2019.
Iniciativat dhe propozimet (punimet, librat, publikimet, etj.) të dërguara pas afatit të caktuar për t’i pranuar, si dhe iniciativat e pakompletuara nuk do të shqyrtohen.
Këshilli për Ndarjen e Çmimit Shtetëror
“22 Nëntori”