18 May
Maqedonia ishte në qendër të vëmendjes në Kongresin e SHBA-ve për vendet e Ballkanit ku u theksua se SHBA-ja përpiqet për kthimin e standardeve demokratike të cilat me vite janë penguar nga liderë të korruptuar. Debati u fokusua në atë nëse SHBA-ja ndikoi në mënyrë direkte në formimin e Qeverisë së re ku nuk bën pjesë partia që fitoi më shumë vota. Megjithatë zv/ndihmës sekretari amerikan për Evropën dhe Euroazinë Hojt Brajan Ji, deklaroi se SHBA-ja mbështet idetë që janë në përputhje me standardet demokratike.
Në Maqedoni, ne shohim disa fotografi këtu, shumica u zgjodh në zgjedhje, dhe sipas raporteve që kemi, ambasadori jonë inkurajoi një situate në të cilën qeveria e Maqedonisë në vend që të formohet nga partia që fitoi shumicën, ne inkurajuam një abstraksion dhe disa tipe koalicionesh që siguruan një partia që fitoi, në fakt nuk mori pushtetin – tha Dana Rohrabacher, përfaqësues i SHBA-ve.
Nëse qeveria nuk dëshiron të mbështesë sundimin e së drejtës, të mbështesë të drejtat e njeriut, është sërish obligimi jonë ta bëjmë të qartë se cilat janë pozitat tona. Në Maqedoni, zgjedhjet rezultuan me një situate ku asnjë parti nuk kishte shumicën. Kishte një kombinim të disa partive për të formuar koalicion që formuan shumicën në Kuvend që të formohet Qeveria. Ky koalicion në një proces normal demokratik, supozohej që të merrte mandatin nga Presidenti I vendit për të formuar Qeveri. Ne jemi përpjekur fuqishëm që presidenti të respektojë Kushtetutën dhe normat demokratike evropiane, bashkë me partnerët evropian, që ai të lejojë formimin e Qeverisë. Jo për njërën parti ose tjetrën, por t’ia japë mandatin shumicës. Ky është princip bazë i demokracisë – u shpreh Hoyt Brian Yee, Zv. Ndihmës Sekretar i Shtetit për Europën dhe Eurazinë.
Akuzat për ndikimin e Sorosit në vend, Ji i konsideroi si shumë të ekzagjeruara. Sa i takon pozitës së shqiptarëve, ish kongresmeni i SHBA-ve Joe DioGuardi, deklaroi se SHBA-ja në mënyrë diplomatike duhet të sigurojë ndryshim të Kushtetutës së Maqedonisë ku dy komunitetet shumicë do të kishin të drejta të barabarta.
Ne bashkë me unionin evropian garantuam diçka të quajtur Marrëveshja e Ohrit. Gjashtëmbëdhjetë vite kanë kaluar dhe që atëherë gjërat vetëm janë përkeqësuar sepse Gruevski si roketar që është, ftoi partinë shqiptare që e futi në zyrë dhe asgjë nuk është bërë. Ajo që ndodhi në 27 prill, ishte tentim i Gruevskit që të sigurohet se nuk do të ketë reforma dhe nuk do të ketë qeveri të re sepse ai e din që krimet e tij janë të mëdha dhe ka frikë të shkojë në burg. “Çfarëdo që ka bërë Ivanov tani nuk do të zgjasë. Është shumë e rrezikshme për Gruevskin që të ketë një Qeveri të re – deklaroi Joe DioGuardi, Ish-kongresmen i SHBA-së.
Sulmin ndaj kreut të LR-PDSH-së Ziadin Sela, DioGuardi e lidhi direkt me retorikën që i parapriu nga partia e Gruevskit, ku ai konsiderohej si armik i një grupi etnik.
Fatlume Dervishi

