Më shumë se 80 studentë prej 35 vendeve të botës nesër dhe
pasnesër në Shkup do të marrin pjesë në Kongresin ndërkombëtar studentor, i cili organizohet për të katërtën herë nga Universiteti Ndërkombëtar i Ballkanit.
Kongresi fokusohet në “Krijimin e botës së re në erën e globalizuar” , ndërsa studentët do t’i analizojnë aspektet ligjore, politike, ekonomike, sociale, psikologjike, arsimore, artistike dhe inxhinierike.
Në hapjen e Kongresit, siç është paralajmëruar,do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve shtetërore, trupa diplomatik, shoqëria civile, bota akademike dhe studentë.