Doganierët në vendkalimin kufitar Tabanoc kanë parandaluar tentim për të future në Maqedoni në mënyrë ilegale të arit në vlerë prej 30 mijë eurove, informojnë nga drejtoria e doganave.
Sipas informacioneve më 31 janar, në Tabanoc kanë kontrolluar shtetasin e Maqedonisë T.M në xhupin e të cilit kanë gjetur arin që nuk e ka paraqitur, përcjell Aktuale.mk.
Ai arin e kishte blerë në Itali, ku kishte jetuar dhe punuar përkohësisht. Cmimi i arit të blerë ka qenë 20 euro për gram. Ndaj kontrabanduesit është ngritur padi penale për kontrabandim./Aktuale.mk/