Me urdhër gjyqësor mbrëmë nga ora 18 deri në orën 19 zyrtarët policor të Sektorit për punë të brendshme në Tetovë,- Stacioni Policor në Gostivar kanë kryer kontroll në oborrin e shtëpisë së 31 vjeçarit F.E. në fshatin Lakavicë të Gostivarit, transmeton Tetova1.
Gjatë kontrollit, në oborr janë gjetur rreth 22 metra kub dru për ngrohje pa vulë dhe dokumentacionin e nevojshëm, për shkak të së cilës janë konfiskuar dhe dërguar në Policinë pyllore.
Pas zbardhjes së të gjitha rrethanave, pronari do të përballet me gjobë adekuate./Tetova1/