Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov sot në Aman është pritur me nderime më të mëdha shtetërore dhe ushtarake nga Mbreti jordanez Abdullahu i Dytë Ibën Al Hysein, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Jordani.
Gjatë takimit, siç kumtoi Kabineti i presidentit, u bë fjalë për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale mes Maqedonisë dhe Jordanisë, ndërsa janë shqyrtuar edhe mundësitë për thellimin e tyre në më shumë sfera me interesë të përbashkët
“Për ne me rëndësi të madhe është se ju e keni njohur Republikën e Maqedonisë me emrin e saj kushtetues. Kjo shumë do të thotë për ne dhe popullin tonë, posaçërisht për maqedonasit që jetojnë në Jordani. Ne si dy vende, edhe pse jemi në hapësira të ndryshme, edhe Maqedonia në Ballkan edhe Jordania në Lindjen e Afërt, janë vende të cilat tregojnë model të bashkëjetesë së suksesshme”, thotë mes tjerash Ivanov.
Mbreti jordanez Abdullahu i Dytë në takimin me presidentin Ivanov theksoi se kjo është vizitë e rëndësishme.
“Në emrin tim, në emrin e Qeverisë dhe të popullit jordanez ju dëshiroj mirëseardhje. Kjo është vizitë e rëndësishme për ne. Kjo është mundësi për ne që t’i intensifikojmë bisedat që i kemi pasur në Kombet e Bashkuara para disa muajve. Puna kryesore është se kemi lidhje të fuqishme përmes studentëve tanë që shkojnë në vendin e juaj dhe shpresoj se me praninë e juaj këtu mund të identifikojmë më shumë sfera që mund edhe më shumë të na afrojnë. Politikisht, kemi shumë marrëdhënie të mira, po ashtu edhe në nivelin zbulues dhe në nivelin ushtarak kemi bashkëpunim të caktuar”, tha mbreti jordanez Abdullahu i Dytë.
Në kuadër të vizitës, Ivanov do të realizojë takime me kryeministrin e Mbretërisë jordaneze, Omar Razar, me kryetarin e Senatit, Faisal El-Fajez, me kryetarin e Dhomës përfaqësuese Atef Taravner dhe me anëtarët e Dhomës përfaqësuese. Gjatë vizitës, Ivanov do të mbajë edhe ligjëratë në Këshillin për çështje botërore në temë “Ballkani, Kaukazi dhe Lindja e Afërt: Trekëndëshi i Bermudës i Evropës” dhe do ta vizitojë Byronë për disenj dhe zhvillim të Mbretit Abdulla. Bashkëshortja e presidentit Ivanov do të takohet me mbretëreshën e Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Ranija Al Abdulla dhe do t’i vizitojë fondacionin “Jordan River”, organizatë joqeveritare, fokusi i të cilës është siguria e fëmijëve dhe përforcimi i bashkësisë, si dhe Muzeun e fëmijëve “Jordan”, të cilat janë themeluar nga mbretëresha Ranija. /MIA/