Kryeministri ukrainas Denis Shmihal tha për Politiko se Ukraina ka një plan për të hyrë në Bashkimin Evropian në dy vitet e ardhshme.
“Ne kemi një plan shumë ambicioz për të hyrë në Bashkimin Evropian në dy vitet e ardhshme. Pra, presim që këtë vit, në vitin 2023, ta kemi këtë fazë të negociatave të para-anëtarësimit”, tha ai.
Ambasadori i BE-së në Ukrainë, Mati Masikas, thotë se Brukseli po diskuton përparimin e Ukrainës në punën për rekomandimet e BE-së në lidhje me dhënien e statusit të kandidatit në BE.
Në Samitin Ukrainë-BE, që do të mbahet më 3 shkurt në Kiev, do të diskutohet për situatën ushtarake, planin e paqes të Presidentit Zelenski dhe mbështetjen për Ukrainën nga partnerët./Lajmi i plotë.