Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore i Shqiptarëve, në Shkup dhe Shoqata e Historianëve Shqiptarë në Maqedoni, organizojnë konferencën shkencore me temë
“Prof. dr. Masar kodra – Figurë e shquar e Historiografisë Shqiptare (1932 – 2003)”, me rastin e 85 vjetorit të lindjes. Aktivitetet mbahen më 15.09.2017 (e premte).
Në ora 10:30 – Homazhe në varrezat e Butelit – Shkup; 11:45 – Hapja e Ekspoditës me dokumente e fotografi kushtuar jetës dhe veprës së Prof. Masar Kodrës (përgatitur nga mr. Çlirim Dervishi); Në ora 12:00 – Hapja solemne e punimeve të konferencës në sallën e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, ku flasin: Prof. dr. Skender Asani – Fjalë rasti; Prof. dr. Ibrahim Gashi – Fjalë përshëndetëse; z. Fatmir Masar Kodra – Fjalë përshëndetëse në emër të familjes; Prof. Abdulla Mehmeti, kryetar i Akademisë Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve, Shkup, do të ndajë dekorate, pas vdekjes.
Drejtues të Seancës të parë: Daut Bislimi, Nebi Dervishi, Skender Asani. Kumtesë lexojnë: Daut Bislimi, “Kontributi i prof. Masar Kodrës në historiografinë shqiptare për vitet e Luftës së Dytë Botërore”; Halim Purelku, “Vështrim mbi veprën “Shqiptarët e Maqedonisë në vitet e Luftës së Dytë Botërore (1939 – 1944)”; Ibrahim Gashi, “Kontributi i prof. dr. Masar Kodrës në Universitetin e Prishtinës”; Qerim Lita, “Prof. Masar Kodra në dokumentet arkivore”; Jahja Drançolli – Qerim Dalipi, “Vështrim punimeve të prof. Masar Kodrës për periudhën nga shek. XV e deri në vitin 1912”; Zejnulla Qyra, “Kontributi i Masar Kodrës në organizimin e konferencave, tribunave e simpoziumeve shkencore në vitet 1991 – 2001, në qytetet e Maqedonisë”; Nuridin Ahmeti, “Ndihmesa e profesor Masar Kodrës në përpilimin e teksteve shkollore të historisë në Kosovë”; Skender Asani – Sevdail Demiri, “Prof. Masar Kodra, shembull i një shkencëtari, pedagogu dhe vizionari të mirëfilltë”;Nebi Dervishi, “Prof. Masar Kodra – jeta dhe vepra”.
Ndërsa, drejtues të séances dy: Zeqirja Idrizi, Jahja Drançolli, Qerim Lita; Prezantojnë kumtesa: Naim Haimi, “Profesor Masar Kodra, historian jo vetëm i shqiptarëve në Maqedoni”; Zeqirja Rexhepi, “Lufta Antifashiste NÇ në Shqipëri në veprën “ÇËSHTJA SHQIPTARE NË ANALET DIPLOMATIKE AMERIKANE” të Masar Kodrës”; Avdulla Mehmeti, “Kontributi i Masar Kodrës në nismën për themelimin e Universitetit të Tetovës”; Zeqirja Idrizi, “Recension veprës “Çështja shqiptare në analet diplomatike amerikane”; Mixhait Pollozhani, “Masar Kodra, publicist dhe gazetar”; Banush Morina, “Kontributi i Masar Kodrës në revistat shkencore në Kosovë”; Hamdi Mehdiu – Dushi, “Kujtimet e mia ndaj personalitetit të prof. Masar Kodrës”; Çlirim Dervishi, “Shënime bibliografike të veprave të Masar Kodrës”; Sadri Rexhepi, “Si e kam njohur Masar Kodrën”. Konferenca mbyllet me diskutime.

