Në Berlin sot do të mbahet konferencë në temë “Dialogu publik në Evropë – Lidhje e sërishme e BE-së me qytetarët e saj dhe fqinjësinë”, me pjesëmarrje të përfaqësuesve të vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe Unioni.
Në kuadër të konferencës do të mbahen shumë panele, nga të cilat një është përkushtuar në marrëdhëniet midis BE-së dhe vendeve të rajonit, të titulluar “Sfidat e komunikimit midis BE-së dhe Ballkanit – Procesi i Berlinit dhe euroskepticizmi, si të përmirësohet dialogu dhe bashkëpunimi me qytetarët”.
Në panelin, me të cilin do të kryesojë raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë dhe kryesuesi i Komitetit parlamentar për punë të jashtme, Dejvid Mekalister, mes të tjerash do të flasin ministrat e integrimeve evropiane të Serbisë dhe të Malit të ZTi, Jadranka Joksimoviq dhe Aleksandar Andija Pejoviq, ndihmës ministri kroat i Punëve të Jashtme Boris Grigiq dhe njeriu i parë i Drejtorisë së përgjithshme për politikë fqinjësore dhe negociata për zgjerim pranë Komisionit Evropian, Maçej Popovski.
Organizatorë të Konferencës janë Shoqata e nëpunësve qeveritarë për komunikim në sektorin publik në Evropën Juglindore dhe Fondacionin “Konrad Adenauer”