Organizata qytetare nga RMV “Civil” dhe organizata gjermane youth4media nesër, e premte – më 9 dhjetor, në hotelin City Park (afër komunës Qendër) me fillim nga ora 13:00 do të mbajnë konferencë për media kushtuar dezinformimit dhe propagandës. Takimi me mediat është pjesë e programit të edicionit të parë të Javës Ndërkombëtare të Gazetarisë kundërshtuese ndaj dezinformatave dhe propagandës.
Pjesë e programit gjatë javës së kaluar ishte edhe Seminari Ndërkombëtar “Gazetaria në luftën kundër dezinformimit dhe propagandës” gjatë punës praktike dhe produksionit në të cilën morën pjesë profesionistë të medias nga Maqedonia e Veriut, Gjermania, Armenia dhe Kosova.
Konferenca për media po mbahet edhe me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut (10 dhjetor), me sloganin Dezinformimi dhe propaganda cenojnë të drejtat e njeriut. Kundërshtoni!
Në konferencën për shtyp do të flasin Xhabir Deralla nga Civil dhe Dr. Wolfgang Ressmann, drejtues i projektit ndërkombëtar Media Dialogu. Gjithashtu të disponueshëm për deklarata to të jenë edhe Kateryna Sokolova nga Instituti i Gazetarisë në Kiev, Ukrainë, Mkrtich Tonoyan, një artist multimedial nga Armenia Ashtu si të gjitha eventet e tjera të organizuar nga Civil, edhe ky aktivitet është i hapur për të gjithë qytetarët e interesuar.