Të gjithë fëmijët kanë të drejtë të jenë të mbrojtur nga dhuna, eksploatimi dhe keqpërdorimi, për atë arsye nevojitet përforcimi i sistemeve nacionale dhe shërbimeve për preventivë për zbulim, udhëzim dhe përballje me rastet e fëmijëve-viktima të dhunës dhe keqpërdorimit dhe të atyre fëmijëve në rrezik të cilët bëhen viktima.
Kjo u konstatua nga pjesëmarrësit e konferencës për “Mbrojtje të fëmijëve-viktima në procedurat juridike”, organizuar nga Akademia për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë “Pavel Shatev”, ndërkaq në bashkëpunim dhe me mbështetje financiare të zyrës së UNICEF-it në Shkup.
Zëvendëspërfaqësuesja nga UNICEF-i, Elspet Erikson tha se u kushtojnë resurse të rëndësishme në Maqedoni në mënyrë që të sigurohet respektim i plotë i të drejtave për të mbrojturit nga dhuna, eksploatimi dhe keqpërdorimi i fëmijëve.
Ajo paraqiti të dhëna nga një hulumtim i kryer në vitin 2011, i cili, siç tha, tregon se pothuasje 70 për qind e fëmijëve të moshës prej 2 deri 14 vjeç ishin lëndë e ndonjë forme të procedurës së dhunshme disiplinore.
“Të gjitha përvojat tona tregojnë se dhuna ndaj fëmijëve ka ndikim ndaj tërë jetës së tyre”, tha Erikson dhe shtoi se kjo është e papranueshme dhe duhet të dënohet.
Theksoi se dëshmia në gjykatë mund të jetë traumatike për fëmijën dhe mund të komplikohet plotësisht sepse ai druan për jetën e vet, për jetën e familjes së vet. “Kështu që obligim i të gjithëve që punojmë në këtë temë është të bëjmë që përvoja dhe përjetimi i fëmijës-viktimë të jetë më e vogël”, tha Erikson.
Xhuliana Mishevska nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, duke folur në temën “Mbrojtja penale juridike e fëmijëve-viktima, masa të mbrojtjes procesuore dhe ekipe multisektoriale” e theksoi mes tjerash nevojën për zbatim të trajnimeve për gjykatës dhe prokurorë publik të cilët marrin deklarata nga fëmijët-viktima dhe fëmijët-dëshmitarë në procedurë.
Deklaratat nga këta fëmijë. siç tha, duhet të merren vetëm njëherë, të jenë të shkurtëra dhe me atë rast fëmija të mos përballet me kryesin.
Mishevska në konferencë paraqiti të dhëna nga hulumtimi për gjendjen me keqpërdorimin seksual të fëmijëve përpunuar nga Instituti për hulumtime sociologjike dhe politiko-juridike pranë UCM, ndërkaq financuar nga UNICEF-i, kurse bëhet fjalë për fëmijë të moshës prej 4 deri 8 vjeç dhe numri më i madh maqedonas për nga nacionaliteti.
“Prej tyre 89 për qind rregullisht ndjekin mësimin, më shpesh janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa vetëm 9 për qind kanë pasur çrregullime mendore. Madje 87 për qind nga fëmijët viktima të dhunës seksuale rrjedhin nga martesat dhe shpesh janë keqpërdorur nga prindi, nga i afërmi, fqinji, mësimdhënësi…” tha Mishevska.
Hulumtimi, siç shtoi, ka treguar se personat të cilët punojnë me fëmijë viktima të keqpërdorimit seksuale nuk kanë trajnim të mjaftueshëm dhe nuk disponojnë me aftësi dhe njohuri për veprim.
Kornelija Ivanusheiq nga Gjykata e Qarkut në Goricë të Madhe, Kroaci, duke i transmetuar përvojat për këtë problematikë në vendin e saj theksoi se Kroacia dëgjimin e fëmijëve viktima e bëjnë vetëm bashkëpunëtorët profesionist të punësuar në gjykata, prokurori publike dhe polici.
Në Maqedoni, siç theksoi drejtoresha e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë “Pavel Shatev” Aneta Arnaudovska, i kushtohet kujdes serioz eksploatimit dhe rrezikut të fëmijëve të të gjitha formave të keqpërdorimit, përfshirë edhe pornografinë e fëmijëve, prostituimin fëmijëror, trafikimin me fëmijët dhe robërimin, eksploatimin seksuale, keqpërdorim dhe abuzime.
Me rëndësi të posaçme, siç shtoi, është të vendoset qasje sistemore dhe e koordinuar për parandalimin ose përgjigjen në dhunën mbi fëmijët.
Sipas saj, me shfrytëzimin masiv të kompjuterëve fëmijët bëhen viktima të lehta të formave të ndryshme të dhunës përmes internetit, posaçërisht pedofilisë së fëmijëve, pornografisë së fëmijëve dhe formave të ndryshme të dhunës.
Për forma më të shpeshta të krimit të pornografisë së fëmijëve përmes internetit foli edhe Kornelia Ivanushka nga Kroacia.
Në konferencë morën pjesë gjykatës nga sektorët civil dhe penal dhe prokuror publik nga të gjitha rajonet e apelit, avokatë, përfaqësues nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Qendrat ndërkomunale për punë sociale dhe Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë.
Data 24.03.2026
Aktuale
- Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lumë – raportohet se është nga Peja!
- Të shtëna në Prishtinë, ka mbetur i plagosur një inspektor i IPK-së
- Baush: Kreditë duhet të shkojnë për investime, jo për shpenzime operative
- Shkurte Fejza reagon ashpër ndaj reklamës së krijuar me AI: Një thirrje për drejtësi!
- “Shkoj në Kosovë për hir të nënës” – hoxha zbulon fjalët rrëqethëse të Ilaz Brahimit para vrasjes tragjike
- Halili: Maqedonia e Veriut mbetet pas rajonit, me kapacitet institucional më të ulët se Kosova dhe Shqipëria
- Baush: Ulja e TVSH-së për derivatet e naftës është hap pozitiv
- DAP fillon me kontrolle në pompat e benzinës për respektimin e uljes së TVSH-së

