Rezultate nga hulumtimi për potencial të përgjithshëm tregtar në
Maqedoni dhe analizë për internet shitje të prodhimeve për konsum të gjerë do të prezantohen në Konferencën për marketing digjital AllWeb, që do të mbahet sot në Shkup.
Hulumtimi është realizuar për nevojat e konferencës nga ana e Insajder ID, agjenci për hulumtim të tregut. Rezultatet do t’u përgjigjen pyetjeve: sa nga shfrytëzuesit e Internetit në Maqedoni blejnë onlajn; cilës grupmoshë u përkasin blerësit; në cilin drejtim do të zhvillohet onlajn tregu në të
ardhmen etj.
Në konferencë do të debatohet për atë se nëse kompanitë nga Maqedonia janë të përgatitura ta ndjekin trendin në korniza botërore ku zinxhirët më të mëdhenj të supermarketeve u mundësojnë konsumatorëve që gjërat kryesore për në shtëpi t’i blejnë onlajn.
“Ndryshimet në shprehitë tek konsumatorët e Maqedonisë për blerje në Internet do t’i kushtëzojnë kompanitë nga sektori i mallrave për konsum të gjerë dhe supermarketet të hapin internet dyqane.
Internet tregu i Maqedonisë ende është i vogël, por me siguri gjatë 5 viteve të ardhshme do të ketë rritje të konsiderueshme financiare dhe sasiore, me ç’rast internet shitja do të jetë kanal i pazëvendësueshëm distributiv”, thotë Sergej Zafirovski, drejtor i Insajder ID, agjenci për hulumtim të tregut.
Programi i konferencës është ndarë në tre tërësi, në kuadër të së cilave do të flitet për e-tregti (omnychannel, payment processors, analytics), performans marketing (PPC, conversions, optimization) dhe përmbajtje (social media, influencer marketing, monetization).
Data 19.09.2025
Aktuale
- Pula apo veza? Zbulimi që ndryshon gjithçka për origjinën e jetës
- Incident Spitalin e Prilepit! Sherr mes dy grupeve, të shtëna me armë, policia arreston 13 persona
- (VIDEO) Mickoski: BDI po luan me kartën e nacionalizmit
- GJKKO lë në burg Ilir Metën, avokati Cakrani: Ne do të vijojmë betejën
- (VIDEO) Levica mohon se ka bashkëpunim me BDI-në
- Gjyqtarja Irena Gjoka kërkoi dorëheqjen nga çështja Meta, por kreu i GJKKO-së refuzon
- Qeveria me demant: LSDM përsëri përhap gënjeshtra, pagesa për 400 zjarrfikës është në proces
- U sulmua nga Rama, ILD vendos për Elsa Gjelin: Nuk konstatohen elementë që krijojnë dyshim për fillimin e hetimit disiplinor