Në organizim të Instituti ballkanik për fe dhe kulturë, Institutit për
Trashëgiminë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, Institutit për Studime Protestante dhe Shqipte dhe Institutit për Historinë Kombëtare sot në Shkup do të mbahet “Konferencë Ballkanike e 500 vjetorit të reformacioni protestant 1517-2017”.
Konferenca po mbahet nën patronazhin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi.
Konferenca është mbledhje shkencore në të cilën rreth njëzet teologë, historianë, sociologë dhe politikologë prej pesëmbëdhjetë vendeve do t’i shfaqin hulumtimet e tyre mbi ndikimin e Reformacionit me fokus të veçantë në Ballkanin.