Përparimi dhe profesionalizimi i sigurimit privat në Republikën e Maqedonisë në luftën kundër të gjitha formave të krimit dhe kërcënimeve, janë tema të konferencës ndërkombëtare “Siguria private dhe publike-bashkëpunim dhe partneritet”, që mbahet sot në organizim të Odës për sigurim privat. Konferenca është në kuadër të fushatës “Ditët e sigurimit privat 2017” dhe shënimit të 40 viteve të ekzistimit dhe punës së Fakultetit për siguri në Shkup. Në fokus të konferencës janë gjendjet aktuale dhe sfidat me të cilat ballafaqohet veprimtaria e sigurimit privat në Republikën e Maqedonisë, ndërsa programi i përkushtohet këmbimit të diturive, përvojave dhe praktikave nga ekspertë të renomuar nga sfera e sigurimit privat nga Maqedonia dhe vendet e huaja. Në konferencë u paralajmërua pjesëmarrje e ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
Data 11.04.2026
Aktuale
- Aksident i rëndë në Gjorm, automjeti del nga rruga dhe përmbyset! Plagosen tre persona, mes tyre dy fëmijë
- Instagram sjell një veçori revolucionare: Redaktoni komentet tuaja në kohë reale
- Policia gjen një “Pit Bull” të lënduar në një veturë me targa të Tetovës, ishte lënduar gjatë ndeshjes me qen
- Asani: Ish-ministrat shqiptarë lanë jashtë shqipen nga Ligji për Jurisprudencë, dëm për studentët dhe juristët
- Pushim pas pushimi: Maqedonia e Veriut lider rajonal në mos-punë
- Mickoski: Pa veprim të BE-së, nuk ndryshon qëndrimi i Bullgarisë
- “Mabco Costruksion”, “Yda Group” dhe “2A Group” në qendër të hetimit/ SPAK: Tenderi i aeroportit të Vlorës i paracaktuar, munguan bilancet dhe auditimet
- Qeveria në seancën e fundit i dha dritë jeshile Ligjit për shtesa rinore

