Roli i të ashtuquajturit “Kapitali njerëzor” në kuadër të nismës për
zhvillim ekonomik ndërkombëtare “Një brez, një rrugë” do të jetë në fokus të Konferencës së tretë ndërkombëtare të Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, që sot dhe nesër do të mbahet në Ohër me pjesëmarrës të 15-të vendeve prej katër kontinenteve.
Profesorët prej universiteteve të SHBA-së, Kinës, Maqedonisë, Australisë, Polonisë, Rumanisë, Indisë, Sllovenisë, Katarit, Hungarisë, Serbisë, Anglisë … do të debatojnë për përfitimet e nismës ndërsa do të prezantohen edhe hulumtimet për fushat: ekonomi, Evropa Qendrore dhe Lindore
dhe Kina, si dhe gjuha e kultura. Në hapje është paralajmëruar fjalim i presidentit të Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov.
Konferenca e parë për Kinën dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore me temën “Dialogu ndërkulturor, arsimi dhe biznesi” u mbajt në Lubjanë në vitin 2013, nikoqir i të dytit ishte Krakova, ku u debatua në temën “Shoqëria dhe kulturat në tranzicion”