Konferenca “Marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve: Perceptimet, shpresat dhe frika, sfidat dhe zgjidhjet” e organizuar nga CIVIL-Qendra për Liri, do të mbahet nesër, më 16 maj (e martë), në Hotel Park Residence, me fillim nga ora 12:00.
Konferenca do të mbulojë aspektet socio-politike të marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve, multikulturalizmin dhe vlerat evropiane. Veprimtaria mbahet edhe në kuadër të Ditës Botërore të Diversitetit, 21 maj.
Konferencën do ta hapë kryetari i shtetit, Stevo Pendarovski, ndërsa folës kryesorë do të jenë zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i sistemit politik dhe marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve, Artan Grubi, Koordinatori Nacional për Multikulturalizëm, Robert Alagjozovski, deputetja Sanela. Shkrijelj, Konsulli i Nderit i Dukatit të Madh të Luksemburgut, Petar Arsovski./Lajmi i plotë.