Kandidati për kryetar të Aerodromit nga radhët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” Ivica Konevski sot paralajmëroi projekt të përbashkët me kandidatin për kryetar të Shkupit Koce Trajanovski për ndërtimin e urës përmes Vardarit – nga Qendra sportive “Jane Sandanski” drejt Komunës Gazi Babë.
Ata, theksuan se me urën e re do të lidhen dy komunat dhe në masë të madh do të lehtësohet lëvizja e qytetarëve. Sipas Konevskit, projekti i ti është edhe një dëshmi se bashkëpunimi me Qytetin e Shkupit dhe me kryetarin Koce Trajanovski është i shkëlqyer dhe jep rezultate të dukshme. “Pres që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe më tej në interes të banorëve të komunës”, shtoi Konevski.