Me interpretimin e ansamblit harkor kroat “Silistët zagrebas”, Filarmonia e Maqedonisë sonte do ta lëshojë në përdorim sallën e vogël e cila ka 312 ulëse dhe është e dedikuar për koncerte kamertale. Mysafirët nga Zagrebi do të interpretojnë pjesë të Mocartit, Çajkovskit dhe kompozitorit maqedonas Dragan Shuplevski. Solistë të koncertit janë Hërvoje Filips në violë dhe violinisti dhe mjeshtër i koncerteve Sreten Kërstiq, i cili, gjithashtu, është edhe mjeshtër i koncerteve të Filarmonisë së Munihut. Ansambli është formuar në vitin 1953 në kuadër të Radio Zagrebit, nën udhëheqjen artistike të violonçelistit të shquar Antonio Janigra. Gjatë gjashtë dekadave, “Solistët zagrebas” kanë mbajtur rreth 400 koncerte në të gjitha kontinentet, në qendrat më të mëdha botërore dhe në sallat më të famshme koncertale.
Data 12.04.2026
Aktuale
- Siljanovska-Davkova uron Pashkët: Të bashkohemi rreth vlerave të dashurisë dhe respektit të ndërsjelltë
- Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Artur Çangut, Eduard Afmataj: E qëllova me çifte dhe…
- Zbulohet baza që prodhonte drogë sintetike për adoleshentët, lënda narkotike në formën karamele shitej pranë shkollave
- Nikolloski: 4 oferta për autobusët elektrikë
- Presidenti Begaj uron besimtarët ortodokse për Pashkën: U ndriçoftë jeta juaj me besim, shpresë e gëzim
- Inteligjenca artificiale po vjen në shëndetësi, a jemi të përgatitur?
- Studentët kërkojnë të mos flasin të tjerët në emrin e tyre
- Aksidenti tragjik, ky është i riu shqiptar që vdiq në Austri

