Shkruan: Murat ALIU
“Ndjenja e të shtypurit paraqet parakushtin për krijimin e gjeneratës”
Pierre Nora
Me lindjen e shkencës së sociologjisë historike koncepti “gjeneratë” është bërë njëri nga konceptet bazë të kësaj disipline e cila konsiston në shpjegimin e strukturave dhe sistemeve shoqërore dhe ndryshimeve në makro nivel. Në këtë kontekst, historianët dhe sociologët perëndimorë në studimet e tyre gjithnjë e më shpesh po parashtonjë pyetjen se cili ka qenë roli i “gjeneratave” në evoluimin historik. Pra a janë gjeneratat (e reja) gjeneratorë të ndryshimeve dhe në këtë konteskt krijues të historisë? Historiani francez Pierra Nora shtron tezën se formësimi i vetëdijes së të qenurit ndryshe nga paraardhësit është parakushti kryesor për ndryshime radikale strukturore dhe sistemore.
“Kriza” si koncept në kuptimin social pothuajse gjiithmonë i ka paraprirë formimit të një gjenerate me vetëdije dhe ide progresive, të cilët në të shumtën e rasteve kanë lënë gjurmë në historinë njerëzore. Shikuar kronologjikisht, Revolucioni Borgjez Francez, Revolucioni Bolshevik Rus dhe Revolucioni Xhon Turk në Turqi janë realizuar si pasojë e një krize të përgjithshme sistemore dhe strukturore. Krizat e thella që kanë karakter shumëdimensional gjithmonë janë konceptuar si çëshjte ontologjike dhe lufta për tjekalimin e këtyre paraqet një luftë për mbijetesë. Tejkalimi i këtyre krizave shpeshhërë ka rezultuar me transformime radikale para së gjithash në sistemin politik, ekonomik dhe kulturor. Rrjedhimisht, me këtë mundë të themi që kriza si një fenomen shumëdimensional është parakusht për formësimin e një gjeneratë të re, radikale në kuptimin e të menduarti dhe vepruarit praktik.
Një tezë tjetër që ka ruajtuar akualitetin e saj për sa i përket formësimit të gjeneratave të reja është ajo e Andre Burguiere, i cili përjetimin e përvojave të njëjta apo ngjashme nga grupe të caktuara e sheh si element kyç në formësimin e një gjenerate të re. Edhe filozofi dhe mendimatari Ernest Renan kur flet për krijimin e vetëdijes nacionale të popujve, mendon që përjetimet (përvojat) e përbashkëta tragjike ndërmjet individëve bënë të mundur bashkimin në mes tyre. Pra, idealet e ngjashme, shpresat e ngjashme për të ardhmen, kushtet e njëjta të jetesës, të qenurit i përjashtuar etj., pothuajse janë faktorë determinues në formësimin e një gjenerate të ngjashme për nga mënyra e të menduarit dhe forma e veprimit. Lëvizja e xhonturqve kundër pushtetit të sulltan Abdylhamidit të Dytë paraqet një shembull tipik të formësimt të një gjenerate revolucionare që qëllim parësor kanë pasur parandalimin e shkatërrimit të perandorisë dhe siç kanw pretenduar ata çlirimin nga ky regjim `totalitar`.
Nëse do të kishim bërë një reduktim teorik të shprehjes së Hegelit se çdo filozof është fëmijë (pjellë) e kohës që ai jeton, në kontekstin e formësimit të botëkuptimeve të individëve, atëherë mund të themi se sfidat e gjeneratave dhe idividëve janë të nrdyshueshme në kohë dhe hapësirë dhe përcaktohen varsisht nga nevojat dhe konstelacionet konkrete.
***
Mendoj që kirza në Maqedoni e perceptuar dhe manifestuar si krizë politike, tejkalon natyrën e një krize politike dhe vetëm se reflekton një krizë shumë më të thellë. Ndaj tranzicionit të korruptuar dhe të “dhimbshëm” të Republikës së Maqedonisë pothuajse askush nga ne nuk ngeli imun, sepse nga ky proces qytetarët e rëndomtë dhe shteti në parim dolën si humbës më të mëdhenj.
Paradigma që u ndërtua gjatë viteve të tranzicionit nga pushteti dhe instrumetet e tij është një paradigmë vetëm në funskion të shtetit dhe elitave shoqërore, sepse, brenda kësaj paragidme asnjeherë nuk u inkorporua interesi dhe mirëqenia e qytetarit. Qyetari brenda kësaj paradigme gjithmonë ka qenë më i përjashtuar dhe instrumentalizuar duke mos iu njohur subjektivitetipolitik. Pushteti i korruptuar dhe sadist (në kontekstin politik) që i prin këtij procesi dhe që akoma nuk duket të ketë përfunduar, krijuan një individ dhe qytetar të atomizuar, pothuajse të papërgjegjshëm politikisht, një prototip të intelekutalit të instrumentalizuar nga pushteti i cili shumë pak e njeh debatin shkencor, një student që refuzon identitetn dhe subjektivitetin e tij dhe, rrjedhimisht, me këtë ka krijuar një shoqëri konformiste. Atë që elitat në kuptim e gjerë të fjalës prodhuan në Maqedoni është përvetësimi, legjitimimi, stadardizimi dhe institucionalizimi i anti-vlerave si koncept multidimensional. Pra kjo është ajo që na prodhuan gjeneratat e vjetra. Kurse individëve të cilat sado pak kanë një vetëdije shtetërore dhe vizion u janë mbyllur hapësirat dhe ata e kanë të vështirë t’i bëjnë ballë hegjemonisë së kësaj gjenerate të korruptuar dhe regresive. Por a do të thotë kjo që në shoqërinë tonë nuk ka individë, grupe apo të rinj të cilët mund të sjellin ndryshime strukturore dhe esienciale në shtet? Sigurisht që jo! Ngase kjo shoqëri ka potencial në mesin e të rinjve për ndryshime.
Në fakt, në këtë shkrim dua të shtroj një tezë dhe një sygjerim: teza e këtij shkrimi është se gjenratat e deritanishme (me përjashtime) janë gjeneratë e dështuar politikisht dhe se ato nuk gëzojnë kredibilitet moral dhe politik për t’i përfaqësuar shqiptarët e Maqedonisë dhe, si pasojë, me automatizëm duhet lagruar nga skena politike, ndërsa sygjerimi: tu jepet mundësia gjeneratave të reja të afta politikisht, profesionalisht dhe me kredibilitet politik për t’i përfaqësuar shqiptarët në vend.
Por parashtorhet pyetja: A ka potencial shoqëria shqiptare në Maqedoni të prodhojë një gjeneratë progresive që idetë, vizionet dhe idealet e akumuluara më parë t’i jetësojë në skenën politike dhe shoqërore? Lëvizjet e fundit në skenën politke në vendin tonë janë shpresëdhënëse në drejtim të sendërtimit të një paradigme të re politke dhe dekonstruktimit të strukturave të deritanishme. Studentët, intelektualët dhe indivët tjerë të rinjë të cilët gjatë gjithë këtyre viteve kanë qenë të përjashtuar dhe margjinalizuar kanë mundësinë për ndryshimin estatus qou-së. Bashkimi i këtyre individëve dhe grupeve me një qëllim të caktuar do të ishte përcaktuese për ndryshime rrënjësore. Prandaj mendoj që kriza në të cilën gjendet shteti i Maqedonisë është një mundësi për gjeneratën e re që të sjellë një frymë ndryshe nga gjeneratat e mëparshme dhe liria, demokracia, mirëqenia ekonomike, barazia etnike, fetare dhe gjinore do të jenë bazat e këtij diskursi të ri politik dhe shoqëror.