Kryeministri Zoran Zaev theksoi se asnjë palë nuk ia ka dhënë informacionet që i ka shprehur për ndërrimin e kufijve gjatë bisedës mashtruese me komikët rus.
“Do u përmbahem përgjigjeve të mija të djeshme, nuk kam asgjë për të shtuar. Me mua askush nuk ka ndarë informacione. As pala kosovare po as ajo Serbe. Sepse është çështje bilaterale. Kemi qenë këtu si miq për të ofruar zgjidhje të problemit. Të gjithë duam që të ketë zgjidhje të atij problemi. Evropa qartë i definoj pyetjet e Greqisë dhe RMV-së, pyetjen për çështjen Kosovare dhe problemin me të cilin përballet Bosnja dhe Hercegovina me rregullimin kushtetues”, deklaroi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.


