Pas komunikimit javor të kryeministrit Edi Rama ku hodhi akuza në drejtim të opozitës, ka reaguar edhe kreu i PD-së Lulzim Basha. Në një postim në Facebook, ai shkruan se Rama nuk ka mbajtur premtimet e tij dhe nuk ka përse merret me programin e opozitës.
“Pasi e qau programin e vet me 300 mije vende pune dhe shëndetësi falas tani lideri global po merret edhe me programin e opozitës. T’i thotë dikush: fol me ngadalë kur flet për zgjedhjet se te merret fryma”, shkruan Basha në Facebook.
22 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)