Kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, sot ditën e parë të punës e ka filluar në Kabinetin e tij, kanë informuar nga shërbimi informativ i kuvendit.
“Ai së bashku me anëtarët e kabinetit të tij dhe shërbimet e kuvendit po punojnë në të gjithë punët administrative, të cilat duhet të bëhen për funksionim normal dhe ushtrim të detyrës kryetar i Kuvendit të Maqedonisë. Përndryshe akti i pranim-dorëzimit të postit u bë në mënyrë normale siç i ka hije principeve të demokracisë”, kanë bërë të ditur nga shërbimi informativ i Kabinetit të kryetarit të Kuvendit.
Ata informojnë se Xhaferi paradite në kabinetin e tij, ka pranuar ambasadorin e BE-së, Samuell Zhbogar.
“Në takim, ambasadori Zhbogar edhe njëherë ka uruar përzgjedhjen e Talat Xhaferit, duke theksuar se me këtë Kuvendi i Maqedonisë vazhdon me procesin e integrimit të plotë në strukturat euroatlantike. Nga ana e tij, kryetari i Kuvnedit, Talat Xhaferi ka theksuar se me marrjen e funksionit, para se gjithash do t punoj në përforcimin e demokracisë dhe realizimin e principeve të demokracisë parlamentare në funksionimin e Kuvendit si shtëpi ligjvënëse”, kanë njoftuar në shërbimi informativ i Kvuendit.

