Komunikacioni në shtet po zhvillohet nëpër rrugë vende-vende të lagështa. Reshje të borës që nuk mbeten në rrugë vërehen në Strazhë, Mavrovë, Krushevë, Bukovë, Gjavatë dhe Pletvar, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) më raportin e mëngjesit për gjendjen e rrugëve.
LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor.
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.