Në pikën kufitare Tabanoc për hyrje dhe pikën kufitare Bogorodicë për dalje nga vendi, ka një frekuencë të shtuar të automjeteve, koha e pritjes është rreth 30 minuta. Në pikën tjetër kufitare në anën e RMV-së, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe drejtim të kujdesshëm, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Nga 1 korriku deri më 31 gusht, në rrugët shtetërore në Maqedoni po futet një regjim i përkohshëm veror i trafikut, i cili ndalon lëvizjen e automjeteve të rënda mallrash me një masë totale mbi 15 ton, gjatë fundjavave dhe në ditët me temperatura jashtëzakonisht të larta.