21 Shkurt 2019 / 13:12
Për tre muaj afat kohor komunat do të duhet të vendosin për modelin e gazifikimit, apo do të duhet të vendosin përmes partneritetit publik që të ndërtojnë rrjetin e gazifikimit. Afërsia e pikës kryesore lidhëse Kleçovcë-Shtip-Negotinë i jep përparësi Komunës së Shtipit ku veç më kanë filluar punimet e projektit bazë që do të japë rezultatet e para sa do të kushtojë një investim i tillë. Nga kjo varet se kush do të menaxhojë me gazin, komunat apo do të jepen me koncesion.
“Sapo të marrim projekt dokumentacionin, atëherë do të shqyrtojmë për modalitetet, kemi dy koncepte se si do të vazhdojë gazifikimi i komunës së Shtipit” – ka thënë Boçvarski kryetar i Komunës së Shtipit.
Në Shtip është paraparë që të ndërtohet rrjeti i gazifikimit për 20 km që do të përfshijë para se gjithash institucionet dhe industrinë. Zonat industriale zhvillimore, institucionet komunale lokale dhe disa nga kompanitë por edhe zonat industriale komunale për përdorim të gazit, sepse vetëm ashtu zvogëlohen harxhimet në prodhimtari.
Loading…