Në gjysmën e dytë të këtij muaji përfundon mandate i kryetarëve të Komunave dhe këshilltarëve komunal. Zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2013 u mbajtën më 25 mars, ndërsa me ndryshimet e fundit ligjore ato u shtyjnë për në gjysmën e parë të muajit maj, por edhe ky afat u shkel pasi Kuvendi nuk i shpalli zgjedhjet në kohë të duhur. Nga partitë politike nuk ka asnjë sinjal për datën e mbajtjes së zgjedhjeve, ndërsa kjo ka rrezikuar që komunat për muaj të tërë të ngelen pa udhëheqës. Kjo situatë ka alarmuar edhe Bashkësinë e njësive të vetëqeverisjes lokale që tubon kryetarët e të gjitha komunave në vend. Këto ditë pritet që BNJVL të mblidhet dhe të gjejë zgjidhje për fatin e komunave dhe administratës komunale gjatë periudhës në vazhdim kur këshillat dhe kryetarët do të jenë pa mandat për të sjellë vendime. Kreu i kësaj bashkësie, Koce trajanovski ende nuk ka asnjë ide si të veprohet dhe presim mendim nga institucionet më të larta.
“Po presim mendim nga Ministria e Drejtësisë dhe ministria e pushtetit lokal dhe pasi të marim mendimet e tyre do të mblidhet BNJVL”, ka thënë Koce Trajanovski, kryetarë i qytetit të Shkupit
Situata e krijuar rrezikon që të le pa paga të punësuarit në administratën komunale, arsimtarët dhe të gjithë të punësuarit e tjerë në ndërmarrjet komunale. Këshillat komunal nuk mund të sjellin asnjë vendim, ndërsa në rast se zgjedhjet nuk mbahen deri në fund të vitit, atëherë komunat nuk do të mund të miratojnë as buxhetin për vitin e ardhshëm. Për tu zgjidhur e gjithë kjo situatë, partitë duhet të përmbyllin seancën konstituive të Kuvendit dhe të zgjedhin kryetarin e ri. Ky i fundit duhet t’i shpallë zgjedhjet, por paraprakisht duhet të bëhen ndryshimet ligjore që do të shtyjnë afatin i cili tanimë është shkelur.
Arben Zeqiri /SHENJA/
Komunat pa udhëheqës, kërkohet rrugëdalje by tvshenjaofficial