Nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor kumtuan se deri në ora 17:00 për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale jehona e votuesve është 34,62%.
Sipas statistikave të publikuara nga KSHZ, komuna me pjesëmarrjen më të ulët të votuesve është Saraji, ku në votime kanë dalë vetëm 8,77% e qytetarëve me të drejtë vote. Pas saj vjen Çairi me një dalje prej 12,04% dhe Buteli me 22,9%.
Në anën tjetër, komuna me pjesëmarrjen më të lartë është Konçe, ku kanë votuar 64,44% e votuesve të regjistruar. Një përqindje e lartë është regjistruar edhe në Rosoman, me 63,58% të pjesëmarrjes dhe në Dojran me 62,96%.


