Shkup, 16 Qershor
Drejtori i Ndërmarrjes “Parkingu i qytetit të Shkupit”, Sasha Bogdanovic dhe kryetari i Shoqatës për mbështetjen dhe ndihmën ndaj personave të përjashtuar nga shoqëria dhe të varfërve “Ushqim për të gjithë – BUM”, Dushko Hristov, sot nënshkruan memorandum bashkëpunimi me qëllim të krijimit të kushteve që të punohet bashkërisht në luftën kundër varfërisë dhe urisë, që dominon në mesin e popullatës lokale, që bie në kategorinë e njerëzve në nevojë dhe të varfrërve, përmes krijimit si “Banka e ushqimit”, në nivel lokal, njohton Almakos.
Qëllim ky në luftën kundër urisë dhe varfërisë me objektivin kryesor për të kontribuar në uljen e numrit të varfënjakëve në R. Maqedoni përmes pranimit – grumbullimin e prodhimeve bujqësore, agro-industriale dhe tregtare nga donatorët – furnizuesit, ruajtjen e tyre, si dhe shpërndarjen e menjëhershëm te kategoritë e rrezikuara sociale të qytetarëve, si në qendrat sociale. Ndërmjetësimi i institucioneve dhe organizatave humanitare, qëllimi i të cilëve është edhe mbështetja e grupeve të varfëra, të margјinalizuara dhe individët që jetojnë me ndihmë sociale, në shoqërinë tonë.
Kjo marrëveshje tregon se do të bashkëpunojnë dhe të veprojnë, për të arritur qëllimet e mëposhtme: për të krijuar kushtet përmes të cilit të arrihet bashkëpunim mes subjekteve; ofrimi i produkteve ushqimore dhe përkrahje nga kompanitë me veprimtari ushqimore; donacion për sigurinë e ushqimit në ato grupet më në nevojë; ngritjen e vetëdijes të qytetarëve, për bamirësi dhe për të zvogëluar nivelin e urisë në mesin e shoqëror të pafavorizuara dhe të varfërve, organizimi i përbashkët humanitare dhe promovimin e bashkëpunimit me aktorët e tjerë.
Nënshkrimi i memorandumit do të rrisë ndërgjegjësimin e përgjegjësisë sociale, forcimin e ndërgjegjësimit të komunitetit lokal, për rëndësinë e mjedisit në të cilin nuk do të jenë të uritur personat, do të përforcojë bamirësinë dhe duke ndihmuar njerëzit e kategorisë sociale të varfër dhe të nisë iniciativa për veprime të mëtejshme humanitare, për të ndihmuar këta njerëz.
Edhe pse në vitet e fundit ka një rënie të lehtë në normën e varfërisë në Maqedoni, ende një numër i madh i qytetarëve nuk mund të plotësojnë nevojat mujore për ushqim dhe të mbulojnë koston e shërbimeve tjera. Analizat e fundit tregojnë se vetëm një e treta e popullsisë në Maqedoni ia del pa probleme të përmbush të gjitha nevojat mujore
D.K
Almakos.com