Nën moton “Vit i ri – buzëqeshje të reja”, komuna Qendër sivjet më 30 dhe 31 dhjetor, në “Skuer Jadran” organizon program të Vitit të Ri për fëmijët, të rinjtë dhe më të rriturit.
“Jam i lumtur që si kryetar komune arritën që pa shpenzime të komunës përmes donacioneve të organizojmë program të pasur për të gjithë banorët nga 7 deri 77 vjeç”, deklaroi kryetari i komunës Qendër Sasha Bogdanoviq. Kremtimi, paralajmëroi ai, do të ketë karakter humanitar. “U bëj thirrje të gjithëve, që në atmosferë të bukur të dëshirojmë lumturi dhe gëzim në vitin e ri 2018, por edhe ta tregojmë humanizmin tonë, duke donuar për një djalosh 16-vjeçar të cilit i nevojitet operacion urgjent për transplantim të palcës eshtërore në Itali”, tha Bogdanoviq. Më 30 dhjetor në orën 12 është paraparë program i fëmijëve, ndërsa në orën 16, “Rruga ‘Dëshira të Vitit të Ri’ nr.2018, do të jetë vend i përkujtimit të xhiros (korzos) të njohur shkupjane.
Më 31 dhjetor, madje, në orën 12 në “Skuer Jadran” do të organizohet turnir i Vitit të Ri në shah, ndërsa nga ora 21 fillon ahengu me Nekst Tajm, Aj Kju, Tamara dhe Kristina Arnaudova.