Komuna Qendër në vigjilje të Ditës Ndërkombëtare të Dimrit për vajtjen në punë me biçikletë e cila shënohet nesër, i fton të gjithë qytetarët dhe të punësuarit t’i nxjerrin biçikletat dhe me to të vijnë në punë.
“Në punë me biçikletë” (“Bike to Work”) është ngjarje e vitit që mbahet në ditë të ndryshme në mbarë botën, me qëllim promovimin e biçikletës si mjet transporti për në punë. “Me këtë rritet vetëdija për shfrytëzimin e këtij lloji të transportit që të kontribuohet në zvogëlimin e kaosit në komunikacion në rajonin qendror të qytetit dhe për ambient më të pastër jetësor”, thuhet në deklaratën nga Komuna Qendër.
Komuna i fton të gjithë qytetarët të regjistrohen në sajtin:https://winterbiketoworkday.org/ dhe të publikojnë fotografi me hashtagun ndërkombëtar #WINTERBIKETOWORKDA