Data 3 Mars, është dita e Komunës së Tetovës, ditë që është festuar nga viti 1991 deri më vjet, sivjet si duket kjo datë është harruar nga autoritet e komunës, të cilët as edhe një njoftim të shkurtër nuk e kanë bërë.
Siç shkuan TetovaPress, për vite me radhë, Komuna e Tetovës i ka nderuar me rastin e kësaj feste, 3 marsit, ditës së komunës së Tetovës, me mirënjohje dhe çmime, me dhjetëra veprimtarë të shquar, artistë, veteranë të arsimit, shkolla dhe institucione të tjera arsimor, kulturore, sportive e humanitare të Komunës së Tetovës. Pra pavarësisht rrethanave tjera historike, kjo ditë është shëndruar si festë dhe si e tillë duhet që të ngel në memorien e qytetit të Tetovë.
Por, harresa apo anashkalimi i tërësishëm i kësaj date edhe një herë tregon për joprofesionalizimin e udhëheqësisë, pasi një ditë e tillë nuk mund të kalojë pa asnjë eveniment. /Gazeta Express/