Komuna e Sarajit apelon te qytetarët e kësaj komune që ujin ta përdorin në mënyrë racionale për shkak se shkakton mungesë në disa pjesë të saj.
Postimi i plotë:
?Urgjencë
Ju bëjmë apel të gjithë banorëve të komunës së Sarajit që për shkak të temperaturave të larta të ditëve të fundit, uji për pije nga ujësjellësi publik të shfrytëzohet në mënyrë racionale.
Keqpërdorimi i ujit në këto kushte klimatike shkakton mungesë të ujit për një pjesë të banorëve. Është koha që në situata të tilla të gjithë së bashku të kontribuojmë për shfrytëzimin racional të ujit, në këtë mënyrë ndihmojmë njëri tjetrin dhe njëkohësisht ndikojmë në ngritjen e vetëdijes tek të gjithë.
Ju Faleminderit!