Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti, ka dhënë vendimet për disa të punësuar në çerdhen e fëmijëve Filizi në Saraj.
Në fazën e parë vendime kanë marrë një edukatore dy përdhelëse dhe një kuzhiniere.
Sipas Bexhetit kjo është vetëm faza e parë e dhënies së vendimeve të stafit të kësaj çerdhe dhe institucionet tjera të cilat veprojnë në kuadër të komunës së Sarajit.
“Ky është vetëm fillimi i dhënies së vendimeve për të punësuarit në institucionet që veprojnë në kuadër të komunës tonë sepse ne nuk do të ndalemi me kaq por të gjithë të punësuarve me kontratë në vepër do të mundohemi t’u japim vendime pune” ka thënë Bexheti
Bexheti me këtë rast stafit të çerdhes Filizu në Saraj ua ka urua marrjen e vemdimeve duke u dëshiruar punë të palodhëshme në të ardhmen.
![](https://www.tetovasot.com/wp-content/uploads/2018/07/20180709_155747.jpg)
![](https://www.tetovasot.com/wp-content/uploads/2018/07/20180709_155804.jpg)