Keshilli i komunës Karposh ka botuar Planin e ri Detal Urbanistik, me të cilin parashihet ndertimi i dy pompave të benzinës afër hotelit “Aleksandar Palace”, paralel me bulevardin “8 Shtatori”.
Plani është votuar me 16 vota pro, kurse e kanë votuar bashkërisht keshilltarët e VMRO-DPMNE, LSDM dhe partisë GROM të kryetarit të komunës, Stevço Jakimovski. Këshilltarët e Levicës dhe nga lista e pavarur kanë bojkotuar mbledhjen, transmeton Almakos.
PDU është votuar në afatin e fundit, vetëm dy ditë pasi burime nga komuna Karposh thanë se është duke u përgatitur “lojë e madhe” për ta futur komunën në borxh prej 15 milionë eurove, të cilat do ti paguajnë qytetarët e kësaj komune, e pastaj ato para politikanët do t’i ndajnë mes veti.
“Kompania Pucko Petrol do ta padisë komunën duke kërkuar dëmshpërblim në vlerë prej 15 milionë eurove, nëse këtë javë nuk ndryshon Plani urbanistik për ndertimin e dy pompave të benzinës. Nese kjo nuk lejohet atëherë kompania do ti marë pa problem këto 15 milionë euro”, thekson ku burim nga komuna e Karposhit. Sipas tij, në rast se dënohet komuna, çmimin do ta paguajnë qytetarët e saj, kurse komuna e tyre në afat të gjatë nuk do të jetë në gjendje të realizojë as investimet më të domosdoshme, e jo më investime kapitale.
Të njejtat informacione i konfirmuab edhe në Keshillin Komunal në Karposh. Burime nga Këshilli thonë se në këtë “lojë” si duket janë të involvuar edhe interesat e partive politike, “që do të ndanin bashkë një pjesë nga 15 milionë eurot që komuna do të duhej të ja kompenzonte kompanisë në fjalë”.
Mirëpo tani që plani është votuar, komuna ka shpëtuar nga dënimi 15 milionë eurosh, sado që disa politikanë ndoshta kanë mbetur “me gishta në gojë” duke pritur milionat e premtuara.