Komuna e Haraçinës, nëpërmjet rrjetit social facebook ka njoftuar se do të sigurojë transport shkollor për nxënësit me aftësi të kufizuara.
“Komuna ka për obligim për ta siguruar ose për t’ju ofruar transportin shkollor. Mirëpo kanë kaluar shumë dhe vite askush nuk është kujdesur për fëmijët me aftësi të kufizuara apo fëmijët normal”, thuhet në kumtesë.
Kryetarja e Haraçinës Milikije Halimi pohon se ky transport së shpejti do të ju ofrohet fëmijëve nga Komuna e Haraçinës.
“Nëse fëmijët me aftësi të kufizuara për shkak të kufizimeve e kanë të vështirë shkuarjen dhe ardhjen në shkollë”, tha Halimi.