Në kuadër të Programit rajonal për demokraci lokale në Ballkanin Perëndimor, kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari nënshkroi dje Memorandum bashkëpunimi me përfaqësuesen e UNDP-së, Luiza Vinton dhe me përfaqësuesin e Delegacionit të
BE-së, Nikolas Bertolini.
Në dy vitet e ardhshme UNDP do t’i ndajë komunës së Gostivarit 120.000 euro grand për projekte të ndryshme që kanë të bëjnë me kërkesat dhe nevojat e qytetarëve.
Komuna e Gostivarit, sipas njoftimit të shërbimit për informim, është një ndër 5 komunat e vetme në Maqedoni që përfitojnë grand të këtillë nga UNDP, ndërsa është përzgjedhur sipas disa kritereve, ndërmjet të cilave diversiteti gjeografik, mundësia për kofinancim të granteve dhe financim transparent me shoqëritë civile.
Programi i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i kofinancuar nga UNDP dhe komunat, siguron mbështetje për projektet me interes publik dhe përmirësimin e shërbimeve komunale dhe cilësinë e jetës për banorët në komuna.
Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet projekteve për përfshirje sociale, barazi gjinore, grupeve të cenueshme, të drejtave të njeriut dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor.
Data 22.09.2025
Aktuale
- Oficeri i FSK-së, Çlirim Gërguri diplomon me sukses në ShBA
- Ndryshimet në Kodin Penal/ Reagon Delegacioni i BE në Shqipëri: Mund të ndikojnë negativisht në lirinë e medias dhe në sistemin e drejtësisë penale
- Arrestohet 35-vjeçari i dyshuar si organizator i skemave piramidale online në zonën e Divjakës, qindra qytetarë ranë pre e mashtrimit
- Aksident në aksin Fier–Patos/ Makina humb kontrollin dhe përplaset me kamion të parkuar, dy të lënduar (PAMJET)
- Siljanovska-Davkova: Nëse jemi seriozë për paqen, atëherë është koha t’ia besojmë drejtimin e OKB-së një gruaje
- Qani Nesimi jep dorëheqje nga posti i Myftiut të Tetovës
- KSHZ: Janë konfirmuar 303 lista për kryetar të komunave dhe të Qytetit të Shkupit
- Zbuloni të ardhmen tuaj: Horoskopi i së hënës për çdo shenjë