Komuna e Gostivarit përmes një komunikate ka qartësuar situatën rreth emërimit të drejtorëve të shkollave. Nga atje thonë se gjitha veprimet e punësimit janë ndërmarrë në pajtim me profesionalizmin dhe jo si në kohën e shkuar që njerëzve ju shikohej përkatësia partiake.
“Vendimet tek ne nuk merren vetëm nga kryetari i komunës, Arben Taravari, por nga të gjithë njerëzit kompetentë të autorizuar nga ligji, së bashku me kryetarin. Iku koha e diktatorëve! Në këtë kontekst sqarojmë opinionin e shqetësuar të BDI-së se të gjitha veprimet e punësimit janë ndërmarrë në pajtim me profesionalizmin dhe jo si në kohën e shkuar që njerëzve ju shikohej përkatësia partiake, e jo kualifikimi profesional. Dhe sado që në Gostivar të gjithë e njohim njëri-tjetrin, si duket këta të BDI-së nuk e dinë se z.Shpresa Useini nuk është kryetare e Forumit të Gruas të Aleancës për Shqiptarët, e që do të ishte nder dhe kënaqësi po të ishte, pasi kjo zonjë është një mësuese e cila prej vitesh punon me profesionalizëm të lartë në Shkollën fillore ‘Ismail Qemali’ dhe ishte kolektivi i kësaj shkolle ai që e propozoi për të qenë në detyrën e dhënë në këtë institucion”, reagojnë nga Komuna e Gostivarit.