Kryetari i komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, ka ndarë solemnisht grantet për financimin e studentëve inovatorë.
Qëllimi i këtij projekti është stimulimi i studentëve të mendojnë lirshëm dhe të gjejnë zgjidhje kreative për problemet dhe çështjet me të cilat përballen.
“Synimi themelor i këtij projekti është motivimi i studentëve të mendojnë në mënyrë inovative, kurse atë që ata do ta konceptojnë komuna do të jetë partner në realizim. Njerëzit e mençur kanë shkruar se për kreativitet nevojitet guxim.
Si kryetar i komunës së Gazi Babës inkuroajoj dhe stimuloj studentët që të jenë inovativë dhe kreativë, kurse përkrahjen time dhe të komunës do ta kenë në realizimin e projekteve të tyre. Gazi Baba po e jeton kohën e re. Bashkërisht ndërtojmë komunë të fortë dhe të suksesshme, shtëpi për të gjithë”, deklaroi me këtë rast kryetari i komunës Boban Stefkovski.