Alsat-M 2019-09-09T14:57:25+02:00
Procedura për ndërtimin e deponisë rajonale në rajonin jugperëndimor të shtetit, do të kthehet prej në fillim, mëson Alsat. Kjo vjen pasi komuna e Debërcës ku bën pjesë territori ku pritej të ndërtohet deponia, ka fituar betejën e parë me shtetin. Komisioni qeveritar i shkallës së dytë mori vendim pozitiv ndaj ankesës së autoriteteve lokale, të cilët reaguan për mënyrën se si është marrë vendimi për ndërtimin e deponisë dhe si është vërtetuar lokacioni. Nga Ministria e Ambientit Jetësor për Alsat thonë se në mënyrë shtesë do të marrin vendim për hapat e ardhshëm.
Komisioni shtetëror për vendimmarrje në procedurë administrative dhe procedurë me marrëdhënie pune në shkallë të dytë, mori Vendim me të cilin anulohet leja për vendosjen e sistemit për menaxhim të integruar të mbeturinave në rajonin jugperëndimor dhe lënda kthehet në shqyrtim të serishëm. Është kërkuar nga Komisioni shtetëror që të na dërgojnë mendimin nga Enti Hidrobiologjik në bazë të së cilës lënda sërish do të shqyrtohet. Pas marrjes së mendimit, do të kemi vendim për lokacionin e lëndës”.- Ministria e Ambientit Jetësor
Ekspertët vlerësojnë se kthimi i procedurës në fillim do ta zvarris procesin për ndërtimin e deponisë rajonale për disa vite shtesë. Kjo do të krijojë probleme tjera, nëse kihet parasysh se deponitë e Strugës dhe Ohrit duhet të mbyllen sipas rekomandimeve të UNESKO-s deri në vitin 2020.
Sipas njohurive tona, procedura është kthyer prej në fillim. E para zgjati rreth dy vite, që do të thotë propozim të serishëm të lokacioneve ndërsa lokacionet propozohen në bazë të hetimeve paraprake, në bazë të strukturës gjeo- mekanike të tokës, largësisë nga vendbanimet dhe sipas kritereve evropiane. Më pas, kur këto të bëhen, këto versione të punës dërgohen për shqyrtim që zgjat një muaj, më pas organizohen debate publike në nivel të mikro- rajoneve, që sipas meje, nëse bëhet sikur herën e parë, e tërë kjo do të zgjas dy vite”.- u shpreh Mirjana Lozanoska- drejtore e rajonit planor jugperëndimor
Por, Llozanoska thotë se mund të bëhet edhe më gjatë se 2 vite, sepse do të duhet të sigurohen rreth 40 milionë euro për ndërtim. Kryetari i Debërcës, Zoran Nogaçeski dyshon se teknologjia që është paraparë për deponinë, nuk përshtatet me standardet botërore.
Periudhën e kaluar e kam analizuar mirë këtë çështje. Jam konsultuar edhe me ekspertë gjerman të cilët qartë kanë thënë se kjo që po ju ofrohet është e vjetër më shumë se 40 vite ndërsa sot në bot ka teknologji shumë më moderne, por kushtojnë shumë, por ne duhet t’i ndjekim këto standarde”.- potencoi Zoran Nogaçeski- kryetar i Debërcës
Sipas Nogaçeskit, institucionet patjetër duhet ta respektojnë vullnetin e qytetarëve të cilët në referendum dhe me protesta u deklaruan se janë kundër ndërtimit e deponisë së këtillë në territorin e tyre. Ndryshe, plani fillestar për ndërtimin e deponisë rajonale në këtë pjesë të shtetit ishte miniera “Osllomej” në Kërçovë.
Miki Trajkovski
Loading…




