“Qyteti i Shkupit fillon një sërë projektesh për të rinjtë, me qëllim që të sigurojë mundësi cilësore për të rinjtë, integrimin ndëretnik të të rinjve në arsim, forcimin e kompetencave dhe pjesëmarrjes së të rinjve në krijimin e politikave, si dhe inkurajimin e aftësive sipërmarrëse të të rinjve.
Në shkollën e mesme të Qytetit të Shkupit “Saraj”, pajisëm kabinet të ri me kompjuterë portativë, ku për nxënësit mundësohet mësim modern dhe cilësor. Me kryetarin e komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, e vizituam edhe Qendrën e Komunitetit Rinor në kuadër të shkollës, e cila koordinohet nga Nezrane Rustemi, si hapësirë për aktivitete jashtëshkollore për të rinjtë e Sarajit”, kanë deklaruar nga qyteti i Shkupit.
Ndërkohë, koordinatorja e grupit këshillues të LSDM-së në Qytetin e Shkupit, Ljubica Jançeva tha: “Me vendim të Këshillit të Qytetit të Shkupit, nga Qeveria janë pranuar 1955 kompjuterë portativë, të cilët proporcionalisht u janë ndarë shkollave të mesme të qytetit të Shkupit. Të dihet kush është kush në këtë histori”, thotë Jançeva.