Pas pjesëmarrjes në Panairin Match4Industry Business Matching në
Koxhaeli prej datës 2 e deri më 3 nëntor të këtij viti që e organizon Oda Ekonomike e Maqedonisë (MATTO), kompanitë turke TKI dhe prodhues të mobilieve janë të interesuara për prodhim në Maqedoni që do të eksportoheshin në BE.
Në Shkup, ndërkaq, sot vjen delegacioni nga Kajseri, Turqi, i cili do t’i skenojë klimën e biznesit dhe mundësitë për investime dhe bashkëpunim afarist. Delegacionin e kryeson valiu Sulejman Kampi, ndërsa në të, përveç përfaqësuesve të qytetit, janë edhe biznesmenë nga fusha e turizmit të cilat i promovojnë dhe zhvillojnë turizmin dimëror.
Kajseri është qytet milionësh në Anadolinë e mesme, veçanërisht i njohur nga industria e tekstilit dhe prodhimin e denim – pëlhurës për qepjen e xhinseve edhe atë të brendeve Levis, Vragler, Rajfl dhe Dizel. Në qytet janë zhvilluar edhe bujqësia, prodhimi i mobilieve, industrisë së drurit dhe ushqimit (Ylker është brend më i njjohur), ndërtimtari, transport, turizëm (Kapadokia, turizmi dimëror), ndërsa ekonomia bazon kryesisht në investimet e huaja dhe tregjet globale.
Eksporti i mobilieve nga Kajseri e tejkalon shifrën prej një miliardë dollarë amerikanë në vit. Ky qytet me 1,2 milionë banorë ka 3.500 fabrika ku punojnë 40.000 punëtorë. Kompanitë nga Kakseri, përveç në tregjet perëndimore eksportojnë edhe në tregjet e Lindjes së mesme, Kaukaz, Ballkan dhe Azinë Qendrore.
Delegacioni nga Kajseri është i katërti sivjet që vjen në Maqedoni pas delegacioneve nga Izmiri, Adiamani dhe Konja. MATTO për dhjetor paralajmëron edhe një vizitë, të delegacionit nga Bandirma.
Data 20.09.2025
Aktuale
- “Tetova i hap dyertë Bajram Rexhepit: Mbështetje e jashtëzakonshme dhe fitore e sigurt për Tetovën e re” (VIDEO)
- Trump shprehet i lumtur që do ta takojë Presidentin Erdogan në Shtëpinë e Bardhë më 25 shtator
- Dr. Mahmut Çevik: Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të profesor Abdi Baleta
- Nikolloski: Pas zgjedhjeve do të shpallim masat për ndalimin e çmimeve të larta të banesave
- Muhamed Elmazi: Sarajit i duhet ndryshim i vërtetë, jo premtime boshe
- Ramadani paralajmëron fitore historike: Sonte ndezim dritat në Saraj
- Osmani: Në Çair duhen tri prioritete, menxhimi i mbeturinave, ndërtimet pa leje dhe lufta kundër korrupsionit
- Mucunski-Stou: RMV-SHBA gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe