Personat me hendikep kanë shumë pak mundësi punësimi dhe kjo vetëm për shkak të mugesës së gatishmërisë tek punëdhënësit. Siç thanë sot ( e hënë) nga Oda Ekonomike dhe Polio Plus, pavarësisht se ka mbështetje financiare nga shteti, përsëri kompanitë nuk tregojnë interes që të punësojnë persona me hendikep. Nga Polio Plus thonë se rreth 2000 persona me hendikep janë angazhuar përmes organizatave mbrojtëse, ndërsa numri i tyre në sektorin publik dhe atë privat, është shumë larg kësaj shifre, njohton Almakos.
“Personat me handikap ende më shumë punësohen në veprimtaritë manufakturuse dhe janë në një mënyrë të diskrimunuar lidhur me arsimin. Duam ta rrisim numrin e tyre në sektorin privat, por jemi të fokusuar edhe në institucionet publike. Madje, duam ta theksojmë edhe nevojën nga arsimi i tyre cilësor si kyç për punësim dinjitoz”, theksoi Tomisllav Ortakovski, udhëheqës programor në Poloi Plus.
Në përgaditje e sipër , pothuajse tre vjet, është përpilimi i planit sipas të cilit parashikohet një fond i posaçëm dhe kontrrollim i shpenzimit të parave për personat me hendikep. Synohet që në çdo 35 të punësuar, do të punësohet një person me hendikep.
Jadranka Arizankova nga Oda Ekonomike përkujtoi se në bashkëpunim me Polio Plus, është hapur Qendër për punësim të personave me handikap. Qëllimi është përgatitja e tyre me njohuritë e nevojshme, aftësitë, arsimin dhe kualifikimet për integrim të tërësishëm në tregun e punës në proceset e tyre të punës dhe rritjen e vetëdijen se personat me handikap në mënyrë të barabartë të kontribuojnë në proceset e punës si edhe të punësuarit tjerë.
Shteti prej vitit 2000 siguron mbështetje financiare për kompanitë në formë të ndihmës së pakthyeshme të personave me handikap, ndihmë teknike si dhe deri 200 paga mesatare për sigurimin e pajisjeve për personat e individualizuar.
Evi Shkopi
Almakos.com