Kompania ZEGIN në korniza të përgjegjësisë së saj shoqërore në këto hapësira, në tërësi i mobiloi dhe e lëshoi në përdorim dhomën e senzorit të Shkollës Fillore të veçantë për fëmijët me pengesa të lehta dhe psikike “Shën Kliment Ohri” në Novo Selo dhe i mundësoi kësaj kategorie të fëmijëve që të përfshihen në procesin e mësimit dhe me këtë t`i afroje, dhe në një mënyrë t`ia ulë vështirësitë. Dhoma në tërësi është donacion i kompanisë ZEGIN, ndërsa i tërë inventari dhe punët e nevojshme që dhoma të jetë komplete janë të mobiluara nga një prodhues me renome nga Gjermania. Dhe nuk ndalemi me kaq, në projektin tonë si kompani të vetëdijshme për problemet për grupet sociale dhe me rastin e përvjetorit që po afrohet, 30 vite ekzistim i kompanisë ZEGIN edhe më andej mjetet e dedikuara për festa të ndryshme do t`i japim donacion në institucionet ku qëndrojnë personat me pengesa në zhvillim me çka do t`i mundësojmë përfshirje më të lehtë në shoqëri. Kjo është përgjegjësi e shtetit, e kompanive me sistem të zhvilluar dhe përqëndrim për lloje të këtilla të problemeve si dhe individit në tërësi. Dhoma prej senzorit ose stimulimi multisenzor i kontrolluar rrjedh nga Holanda në vitet e 70-ta me qëllim që të dëshmohet se rrethi ndikon në sjelljen. Dhoma prej senzorit është terapi jo direkte e cila ndikon në shqisat themelore e të shikuarit, dëgjimit, prekjes dhe shijimit. Dhoma prej senzorit përdoret për autizëm, pengesa në zhvillim, demencion, lëndime në tru si dhe për fëmijët e vegjël. Të mirat e saj shfrytëzohet në shkolla, kopshte, qendra ditore, institucionet psikiatrike dhe qendrat e rehabilitimit. Shfrytëzohet si masë pedagogjike dhe terapi. Këto dhoma janë të dizajnuara që të nxisin te njerëzit pushim, paqe, mirëqenie, kënaqësi dhe lumturi.


Data 18.03.2026
Aktuale
- Saveski: Nuk do të ketë lëndë në sirtar dhe drejtësi selektive, të gjitha vendosin fate të njerëzve
- Bashkësia Islame e Kosovës njofton se në sa ora do të falet namazi i Fitër Bajramit
- Nëna i vdiq në spital, vajza denoncon 2 mjeket e Urgjencës në Elbasan! Gjatë trajtimit dyshohet se…
- Saveski: Nuk do të ketë raste në sirtar dhe drejtësi selektive, në secilin rast vendosen fatet e njerëzve
- BDI: Qytetarët e Tetovës, Gostivarit dhe Kumanovës paguajnë deri në 650 euro më shumë në vit për shkak të rritjes së çmimeve
- GJKKO kalon për gjykim dosjen ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit
- Arrestohen dy persona, sulmuan fizikisht 52-vjeçarin nga Ohri dhe i morën para e stoli
- Waitz kërkon sqarim të Protokollit të dytë me Bullgarinë, i cili është një kusht evropian për Maqedoninë


