Kompania Fluidi, ambalazhi i së cilës u përdor për kontrabandimin e jashtëligjshëm të produkteve të duhanit, ka reaguar duke thënë se nuk ka fare lidhje me këto veprime.
“Për hirë të informimit të drejtë dhe të ruajtjes së prestigjit të kompanisë “Fluidi” Sh.p.k. njoftojmë opinionin publik se gjatë ditëve të fundit ka ndodhur një keqpërdorim i ambalazhit të produktit Jaffa Champion në paketim dy litërsh të cilin e prodhon kompania në fjalë”, thuhet ne komunikatë.
“Kompania Sllovake “Promax Stav” s.r.o nga Republika e Sllovakisë përkatësisht nga qyteti i Bratisllavës ka blerë produkte dy litërshe Jaffa Champion në Republikën e Maqedonisë me ç’rast të njëjtat më pastaj i ka zbrazur po në këtë shtet duke i mbushur me produkte duhani dhe rëre(duke i dhënë peshën e njëjtë që kanë pasur lëngjet në fillim) me qëllim të kontrabandimit të produkteve të duhanit në shtetet e Europës. I njëjti më pastaj është kapur nga autoritetet hungareze në hyrje të kufirit të atij shteti”
“Me anë të këtij sqarimi dëshirojmë të njoftojmë opinionin se kompania Fluidi nuk ka të bëjë fare me këtë rast dhe se e njëjta është palë e dëmtuar nga veprimet e dëmshme të kompanisë “Promax Stav” s.r.o”
Kompania i kërkon ndjesë opinionit publik dhe siguron se produktet e prodhuara nga Fluidi dhe të brendit “Jaffa Champion” kanë qenë dhe vazhdojnë të mbeten me kualitet dhe cilësi të lartë. Po ashtu për këtë rast, kompania Fluidi po përgatit një padi dhe do t’i vëjë në funksion të gjitha mjetet ligjore.