Lideri i VMRO-DPMNE-së dorëzoi dorëheqje të parevokueshme në Komitetin Qendror, por anëtarët që votuan publikisht nuk pranuan të shkonin në Kongres për të zgjedhur një lider të ri. Vetëm 30 anëtarë të Komitetit Qendror të VMRO-DPMNE-së votuan “për” dorëheqjen e Nikolla Gruevskit dhe mbajtjen e një Kongres të jashtëzakonshëm, ndërsa të tjerët kundërshtuan gjegjësisht deklaruan se nuk ishin dakord me dorëheqjen e tij.
Prej 130 anëtarëve të Komitetit Qendror të VMRO-DPMNE-së ishin të pranishëm 112, dhe pas këtij rezultati u propozua një pauzë në mënyrë që ekspertët ligjorë të mund të interpretonin se si të vazhdonin më tutje, duke qenë se vendimet ishin kundër mbajtjes së Kongresit dhe kundër dorëheqjes së Nikolla Gruevskit nga pozicioni lider i partisë.