Pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, urgjente është të qasesh drejt definimit të pozitës dhe rolit të mëtejmë të Prokurorisë Publike Speciale dhe mënyrës së veprimit me lëndët të cilat dolën prej “bombave” në drejtim të vazhdimit të mandatit të tij ose kalimit të tij si sektor në Prokurorinë publike të rregullt, rekomandon Komiteti i Helsinkit pas konstatimeve të përmbajtura në raportin e dytë të grupit të ekspertëve të Komisionit Evropian, të kryesuar nga Rajnhard Pribe. Sipas tyre, kjo rekomandohet që të shmanget anulimi i paarsyeshëm i zbatimit të drejtësisë në pikëpamje të rasteve penale të profilit të lartë. Nga Komiteti i Helsinkit propozojnë edhe miratimin urgjent të ndryshimeve ligjore në Ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve. Në këtë raport përshëndeten reformat e filluara në sferën e gjyqësisë, me ç’rast tregon për nevojën e inkluzivitetit dhe transparencës në këtë proces.
Njëherësh, në raport jepet udhëzim edhe për domosdoshmërinë e planifikimit përkatës, si dhe në nevojën që të shmanget stërzgjatja e panevojshme e reformave të shumëpritura.
Ekspertët edhe njëherë potencojnë se nuk ka ndaluar kontrilli dhe keqpërdorimi i sistemit juridik nga një pjesë e vogël e gjykatësve në pozita të fuqishme, të cilët edhe më tej kanë vazhduar të bëjnë presione ndaj kolegëve të tyre më të vegjël. Në raport theksohet se është e nevojshme që të reformohen procedurat për disiplinimin dhe vlerësimin e gjykatësve,, por njëherësh jepet edhe vërejtje pozitive se edhe krahas keqpërdorimeve të notuara tek një numër i vogël i gjykatësve, shumica e gjykatësve e zbatojnë drejtësinë në mënyrë të ndershme dhe të drejtë. Në raport ekspertët i shprehën dyshimet e tyre për kredibilitetin e sistemit AKMIS për sistemin e lëndëve, me theks të veçantë në funksionimin e tyre në Gjykatën Themelore Shkup